Aktualiteti

Dyshohet se regjistroi më shumë nxënës për të përfituar shumat ditore dhe nga tenderat, nisin hetimet për kujdestaren e konviktit në Malësi të Madhe

07:30 - 21.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka referuar materialet në prokurori në lidhje me kujdestaren e një konvikti nxënësish në Malësi të Madhe, duke nisur ndaj saj procedim penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” .




Ky procedim nisi pas një denoncimi të bërë nga një emision investigativ, për konviktin e nxënësve në Tamarë.

Policia sqaron se kujdestarja me inicialet L. T., 50 vjeçe, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.

“Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Kjo shtetase duke qenë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.”, sqaron policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.