BLUETOOTH

“Dua të jem shembulli më i mire për të”-Meriton Mjekiqi shpërthen në lot: Djali im vuan nga…

22:03 - 23.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat mes Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit ka bërë që ky i fundit të rrëfej historinë e tij për të qartësuar të gjitha pyetjet që moderatoja ka kohë që i bën. Roza e ka akuzuar se ai nuk e takon djalin e tij dhe nuk i dërgon para.




Pasi sipas moderatores pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Meritoni ka treguar se djali i tij vuan nga autizmi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.

“Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.”

Meritoni më tej tregon:

“Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni Ishim 22- vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas.

Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të  shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Dy banorët janë pyetur nga moderatori nëse njihen nga jashtë dhe si e komentojnë situatën.

Roza: Nuk dua të flas më as këtu as jashtë. Ne njihemi jemi takuar disa here jashtë. Unë e njoh historinë e Meritonit. Unë jam munduar të respektoj marrëdhënien shoqërore me Meritonin shkaku që flas është se Meritoni më ka prekur në pikën time të dobët. Unë kam vetëm nënën time dhe dy qenush që kanë ndërruar jetë pra unë ato kam pik të dobët nuk kam fëmijë kur të kem fëmijë do ti shoh gjërat ndryshe.

Ledioni: A ke ti informacion për ish-bashkëshorten e Meritonit?

Roza: Po kam, sepse unë kam marr informacion para se të futem në “Big Brother”.

Ledioni: Ti ke informacion për Rozën?

Meriton: Unë me Rozën informacion kam aq sa më ka treguar dhe sa kam parë në media, jo më shumë. Roza nuk e njeh djalin tim, nuk e din pse unë nuk jam pjesë në familjen time në Austri dhe nuk din asgjë për jetën time.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.