Kryesore

“22 milion euro për udhëtimet”- Gazment Bardhi kërkesë Qeverisë: Na vendosni në dispozicion të kostot e fluturimeve me charter të Edi Ramës

15:20 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar qeverisë informacione mbi udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi.




Në shkresën zyrtare drejtuar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Gazment Bardhi ka kërkuar listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kreut të qeverisë Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024.

Gjithashtu edhe koston për secilin prej këtyre fluturimeve dhe koston totale të udhëtimeve gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë opozita ka akuzar kryeministrin Edi Rama se vetëm për 137 fluturime me charter, ka shpenzuar rreth 22 milion euro.

Në letër kreu i grupit të PD ka kërkuar:

1. Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;
2. Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;
3. Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre.

Sipas ligjit institucionet e kanë detyrim që të informojnë deputetët për të dhënat e kërkuara brenda 15 ditësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.