Kryesore

Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

10:30 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra.




Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Albana Ficos si drejtuese e QSUT-së, post të cilin e mori rreth 3 vite më parë.

Kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave, ndërsa së fundmi ka nisur edhe hetimi nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë  Enkelejdi Jotin.

Më heret ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.