Kryesore

Berisha kërkon të shkojë në Parlament, GJKKO tërhiqet për të marrë vendimin, avokati Gjokutaj: SPAK kërkon ta trajtojë si të burgosur

11:51 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lehtësimin  emasës dhe lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare.




Avokati i tij, Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Berisha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve. Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.

GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.

I pyetur nëse ish-kryeministri Berisha rrezikon mandatin, Gjokutaj u shpreh se kjo është strategjia e kreut të qeverisë, Edi Rama, që sipas tij, deri më sot ka arritur ta realizojë këtë skenar.

“SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30″, tha Gjokutaj pas daljes nga GJKKO.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.