Kryesore

Kërkoi leje të shkojë në Kuvend, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës, avokati: U vërtetua shkelja e Kushtetutës

15:41 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për tu lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend. Ish-kryeministri ndodhet prej 30 Dhjetorit nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe nuk prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.




Avokati Gjoktuaj u shpreh se sot sipas tij u vërtetua shkelja e Kushtetutës.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye, ndërsa shtoi se “nëse do të quhet arsye, çartja dhe lajthitja e kësaj gjykate në lidhje me çështjen e Berishës atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Këta sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, por me regji jo se kanë defekt në organ, kanë shkelur Kushtetutën sepse Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por trajtohet nga Kushtetuta.

Në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet ky rast. Kërkesa për dhënien e lejes për Berishën për të vajtur në Kuvend është e pjesshme. Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse nuk ka vepër penale, provë apo akuzë. Këta kanë vendosur trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë. Se sa do të durojnë është punë e tyre, kjo gjykata me vendimin largoi veten nga ligji”, u shpreh Gjokutaj.

“Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye. Nëse do të quhet arsye, çartja dhe lajthitja e kësaj gjykate në lidhje me çështjen e Berishës atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, tha Gjokutaj.

Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën detyrim paraqitje për Berishën, por kjo masë nuk u zbatua. Kjo bëri që SPAK ta ashpërsojë masën për ish-kryeministrin nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion, pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ndihmuar dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Edhe ky i fundit është me masë sigurie “arrest shtëpie”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.