Kryesore

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Nga Rama te Beqaj, zbardhet lista e zyrtarëve që do thirren për të dëshmuar

12:47 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komisionit Hetimor të dy koncesioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi ka lexuar emrat e personave që do thirren për të dëshmuar, lidhur me hetimin e dy koncesioneve, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.




Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor, ku mes tyre sipas Vokshit do të jenë edhe ish ministrat e Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Lista e zyrtarëve:

1-Edi Rama

2-Ilir Beqaj

3-Ogerta Manastriliu

4-Shkëqlim Cani

5-Anila Denaj

6-Albana Kociu

7-Klodjan Rjepaj

8-Geraldina Prodani

9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve

10-Nisma Thurje

11-Endri Tafani

12-Pano Soko

13-Artan Koni

15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin

16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.

17-Kryetaret dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve

18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet

19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik

20-Avokatura e shtetit

21-Cdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.

“Dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor. Duhet të zgjedhim edhe ekspertët ligjorë, që të mbledhin të dhëna, i propozojnë deputetëve të Komisionit edhe pika të ndryshme për planin e hetimit. Këto do i lëmë për një ditë tjetër. Ligji parashikon që të merren edhe ekspertë të përkohshëm të shëndetësisë, të IT etj. Do të shqyrtohen kandidatura ekspertësh në ditët në vijim”, u shpreh Vokshi ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.