Kryesore

“Nuk më shqetëson situata, sot Jam i trishtuar”, Silvinjo pas duelit me Suedinë: Me Brojën kemi një 9 si pikë referimi

21:38 - 25.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka shpjeguar pas humbës ndaj Suedisë se ishte i trishtuar vetëm që skuadra nuk barazoi e fitoi, por jo për lojën që kishte bërë skuadra.




“Ndryshon gjithçka tani. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi humbur ndeshjen e parë me Poloninë, pastaj bëmë shumë mirë. Tani është periudhë tjetër, për të provuar lojtarë, për të marrë shënime. Ata janë në ankth se janë vetëm 23 që mund të shkojnë në Europian.

Nuk kam frikë për situatën pas humbjeve. Ne jemi kualifikuar në Europian dhe duhet të jemi të lumtur e të kënaqur.

Asani dhe Bajrami kishin rol të dyfishtë, në krahë dhe qendër. Më pas nuk është e lehtë. Kjo është një skuadër që nuk është ende gati. Jam absolutisht i sigurt që Mitaj, Bajrami, Asllani, Asani e të tjerë, janë lojtarë që nuk kanë ende 15 ndeshje me Kombëtaren. Në këtë moment kemi parë edhe Muçin, kam menduar se edhe ai mund të bënte sulmuesin shtesë. Më pas është Muçolli, Hoxha, kemi shumë të rinj që kanë bërë ende pak me ekipin. Nuk është gati ende skuadra, por është në drejtimin e duhur. Edhe moduli është ndryshe, ai me Poloninë në Varshavë, më kujtohet që edhe me Kilin kemi bërë keq. Sot jo, sot e meritonim të fitonim, por nuk ka rëndësi rezultati. Rëndësi ka të vlerësojmë të gjithë.

U munduam të bënim ndryshe me shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi. Ai mund të kishte një penallti në favor, nuk luhet më pa VAR. Ai ka force, shpejtësi, një kundër një në zonë, kishim edhe shpejtësinë e një qendërsulmuesi që me Brojën mund ta bëjmë.

Balliu ka luajtur me Poloninë e Bullgarinë, edhe sot. Ai nuk ka qenë në qershor se ishte i dëmtuar dhe në riaftësim.

Absolutisht i lumtur me atmosferën në ekip. Unë e di si jetojnë tani futbollistët. Do kthehen dy muaj me klubet dhe nuk do jetë e lehtë, ne kemi 35-40 lojtarë të aftë të vijnë në ekip. Janë të lumtur të gjithë, mes tyre ka një raport shumë ët bukur. Edhe raporti ynë me ta është shumë i mirë, e kemi krijuar ne këtë raport me lojtarët duke udhëtuar për t’i shikuar në sy, për t’i shpjeguar gjërat. Ndaj kemi një raport shumë të mirë.

Ndjehem i trishtuar pasi nuk barazuam apo fitova, por nuk mund të them asgjë në dhomat e zhveshjeve, se paraqitja ishte shumë e mirë,. Në aspektin që jemi shpirt, djersë e zemër. Dukej sikur luanim në shtëpi, kishim mijëra shqiptarë këtu dhe kjo është e bukur dhe duhet ta transmetojmë në fushë”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.