Të tjera detaje janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku dy vajza ukrainase janë gjetur të vdekura në një banesë në zonën e Selvisë, pasi kishin marrë mbidoze ilaçesh.
Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ‘Xanax’.
Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, ç’ka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.
Mësohet se ka qenë farmacistja e cila ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.
Ndërkohë, dy ditë pas këtij episodi në farmaci, dy vajzat e moshës 25 dhe 40-vjeçare, u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.
E rëndë në Tiranë, gjenden pa shenja jete 2 vajza ukrainase te “Selvia”. Ja çfarë dyshohet