Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon një masë më të lehtë sigurie dhe marrjen pjesë në seancat plenare.
Sipas News24, avokatët e Berishës kanë mbërritur në ambientet e GJKKO-së.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar në masën ‘arrest shtëpie’, duke i pamundësuar pjesëmarrjen në seancat plenare.
Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.