BOTA

Tragjike/ Puma sulmon dy vëllezërit, humb jetën 21-vjeçari, ja si është gjendja e tjetrit

07:50 - 25.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër janë sulmuar nga një puma në ultësirën e Sierra Nevada, në veri të Kalifornisë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë.




Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dy vëllezërit po kërkonin për brirë dreri në një zonë të largët pyjore pranë Georgetoën, El Dorado County, në verilindje të Sacramento.

Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë, pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë.

Pak më vonë, zëvendësit e sherifit kanë pikasur pumën sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur, por fatkeqësisht i riu kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, 18-vjeçari iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore, nuk është në rrezik për jetën.

Pumat janë zakonisht grabitqarë të vetmuar që jetojnë në rajonet malore të shteteve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë. Ata ushqehen kryesisht me drerë dhe brejtës, ndërsa sulmet e tyre ndaj njerëzve janë relativisht të rralla.

Sipas raporteve amerikane, ky është sulmi i parë fatal nga një pumë ndaj një personi në Kaliforni në 20 vjet. I mëparshmi u regjistrua në janar 2004, kur një çiklist u vra në një park të Orange County, në jug të Los Anxhelosit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.