Kronikë

Bashkëpronar i Inceneratorit të Elbasanit, SPAK i komunikon akuzat Mirel Mërtirit

13:24 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka komunikuar sot (26 mars) akuzat Mirel Mërtirit, për aferën e inceneratorit të Elbasanit.




Mësohet se SPAK ka komunikuar akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

Akuzat i janë komunikuar avokatit, Klodian Skënderi, në mungesë të Mirel Mërtirit.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.