![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Michele Kaiser dhe burri i saj, Mauricio, u habiten dhe u mrekulluan kur zbuluan se prisnin jo një, por “tri gëzime, përnjëherë”.
Historia filloi me përpjekjen e çiftit për të zgjeruar familjen e tyre, ku vajza e tyre e madhe Monica ishte vetëm 1- vjeç e gjysmë në atë kohë.
Ajo që e bën atë edhe më të jashtëzakonshme është se shtatzënia e Michele shkoi shumë mirë, pa pasur nevojë për ndonjë trajtim. Megjithatë, me kalimin e kohës, me rritjen e të tre fëmijëve aq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, ata vendosën të hetojnë pak më tej.
Një test i mëpasshëm i ADN-së i kryer pothuajse një dekadë më vonë zbuloi një të vërtetë mahnitëse – Matheus, Murilo dhe Marcelo nuk ishin thjesht vëllezër; ata ishin 100% treshe identike, një fenomen kaq i rrallë.
Michele dhe Mauricio krijuan një truk sekret për të veçuar çdonjërin prej tyre: ngjyrën e syzeve të tyre.
Marcelo vesh të kuqe, Murilo me jeshile dhe Matheus me ngjyrë të kaltër.