Kryesore

Statistikat/ “Përplasje” talentesh, Gjermania dhe Holanda premtojnë gola e spektakël

15:51 - 26.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania dhe Holanda do të ballafaqohen mes njëra-tjetrës në të 46-tin precedent.




Interesante është se mes kombëtareve në fjalë numrin më të lartë të rezultateve i përkasin barazimeve, konkretisht 17 të tillëve, ndërsa 16 suksesi i kanë shkuar “pancerave”, e pasur me 12 fitore të holandezëve. Raporti i golave qëndron në krahun e gjermanëve, 85:76.

Ndeshja e fundit e zhvilluar ndërmjet Gjermanisë dhe “tulipanëve” është mbyllur në shifrat 1-1, kurse e kompeticioneve madhore konsiston me “Euro 2012”, aty ku Tomas Myler me shokë nënshtruan me rezultatin 2-1 (faza e grupeve). Vendasit përgjatë vitit 2023 arritën të merrnin vetëm 3 fitore nga 11 takime në total, ndër bilancet më të errëta në histori.

Gjermania vjen pas suksesit të pastër kundër Francës 2-0, kurse të besuarit e Ronald Kumanit shkatërruan 4-0 Skocinë. Florian Virc dhe Ksavi Simons janë lojtarët nga të dyja kampet me statistikat më të mira. Mesfushori i “pancerave” regjistron 15 gola dhe 18 asiste në harkun e 40 prezencave (Gjermani + Leverksuen).

Talenti Simos nga ana tjetër mbart 9 finalizime dhe 13 shërbime në favor të ekipit (Lajpcig + Holandë). Në raportin e moshës, miqtë e Komanit gëzojnë mesatare më të mirë, 27 vjeç e 1 muaj, kundrejt 28 vjeç e 2 muaj.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.