BLUETOOTH

E trishtë/ Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta aktori njohur

12:43 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit ku aktori Tamil Seshu, i njohur për rolet e tij komike, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi pësoi një atak kardiak. Vdekja e tij ka pikëlluar thellësisht fansat, miqtë dhe industrinë e kinemasë Tamile.




Ai pësoi një arrest kardiak dhe u shtrua në një spital privat në Chennai. Por ai nuk arriti të shërohej dhe ndërroi jetë dje (26 mars) pasdite.

Aktori Redin Kingsley , i cili është edhe mik i Seshu-t, ka konfirmuar vdekjen e këtij të fundit duke shpërndarë një mesazh ngushëllimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

Vdekja fatkeqe e aktorit 60-vjeçar ka tronditur fansat e kinemasë Tamile. Fansat dhe yjet e kinemasë kanë mbajtur zi për vdekjen e Seshu-t në mediat sociale, ndërsa mesazhet ngushëlluese janë derdhur në një numër të madh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.