BLUETOOTH

Meritoni i bie kokës me grushte/ Lediona Xheladinaj dhe Ilnisa Agolli në nominim përballë njëra-tjetrës, cila nga banoret e Big Brother Vip u eliminua!

07:43 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Lediona Xheladinaj ishte e eliminuara e radhës në shtëpinë e Big Brother Vip. Nga pesë banorë që ishin në televotim, Lediona dhe gazetarja Ilnisa Agolli dolën në një përballje kokë më kokë, ku triumfoi kjo e fundit.




Dy banoreve iu komunikua vendimi i televotimit teksa ndodheshin në studion e BBV.

Teksa banoreve iu komunikua vendimi i televotimit në studion e BBV, Meriton Mjekiqi qëndronte i “strukur” në korridor në pritje për të mësuar nëse partnerja e tij ishte eliminuar.

Pasi Ilnisa mësoi se nuk ishte eliminuar u rikthye në shtëpi, por pa u përshëndetur me Ledionën. Ndërsa gazetarja hapi biletën e fatit, por rezultoi vetëm “kthim”.

“Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesh dot”, tha ajo pas eliminimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.