Kryesore

“Dosja 5D”/ U arrestuan me urdhër të SPAK, nesër seancë gjyqësore për 9 ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

14:38 - 29.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër, më 30 mars, do të mbahet seanca për 9 ish zyrtarët e bashkisë së Tiranës, të cilët u arrestuan të enjten, dhe akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.




Mes personave të arrestuar ishin edhe kreu i IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Molla. Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari. Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.

Nga 9 masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, tre janë “Arrest në burg” dhe gjashtë të tjera janë “Detyrim paraqitje”. Masa e arrestit në burg është firmosur për ish-drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato dhe për ish-drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla.

Gjithashtu, masa e sigurisë “Arrest me burg” është lëshuar edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët.

‘ARREST NË BURG’
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha

‘DETYRIM PARAQITJE’
Eglantina Zere
Enton Punavia
Deborah Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.