Kryesore

Jo vetëm golashënues dhe lider, kapiteni Bekim Balaj bëhet “ambasador”

14:50 - 29.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vllaznia i është bashkuar lëvizjes “More than Football” (Më shumë se futboll), ku shumë klube, si Benfika, Betis, Volvs, Southampton, Shakhtar Donetsk e të tjerë bëjnë pjesë.




Klubi shkodran përfaqësohet me kapitenin Bekim Balaj si ambasador.

Bomberi shkodran foli për vlerat që përfaqëson klubi dhe rëndësinë e madhe përtej fushës, që loja e bukur e futbollit ka në impaktin e shoqërisë. “Si kapiten i Vllaznisë, të luash në këtë skuadër është më shumë se futboll, sepse ti përfaqëson historinë dhe kulturën e qytetit.

Thjesht fakti që mund të bësh të lumtur gjithë qytetin dhe tifozët tanë, është momenti kur kupton se futbolli është më shumë se një lojë.

Nëpërmjet iniciativave si programet e komunikimeve me komunitetin, evente bamirëse dhe zhvillimin e bazës, futbolli kthehet në një mjet për promovimin e gjithpërfshirjes, diversitetit dhe mundësive.

Në esencë, futbolli është një forcë bashkuese, inspirimi dhe përforcimi, pasuron jetën dhe transformon komunitetet anë e mbanë botës. Futbolli na bashkon të gjithëve si një familje e madhe,” është shprehur Balaj.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.