Kryesore

Krijimi i një Qeverie teknike, Meta: Jam pro, por nuk pranoj ta drejtoj! Ja si duhet të jetë kryeministri

15:35 - 29.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar se është pro formimit të një qeverie teknike, por vetë nuk do të preferonte të ishte në krye të saj, pasi sipas tij, për një qeveri të tillë, drejtuesi duhet të jetë teknicien.




I ftuar në Neës 24, Meta u shpreh se me një organizim të fuqishëm të opozitës, regjimi i Edi Ramës rrezohet si rruga Korçë – Ersekë. Ai deklaroi se opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt.

“Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak. Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersek” tha Meta.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte ai kryeministër i qeverisë teknike, Meta refuzoi, duke thënë se ai duhet të jetë teknicien.

“Nuk kam asnjë preferencë se ai përket kësaj çështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse duhet të jesh teknicien” shtoi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.