BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Dy vlonjatët “kundërshtarë” lënë pas politikën, deputeti i PD-së dhe PS-së shtrëngojnë duart jashtë Kuvendit

09:41 - 28.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dy deputetët që shihni në foto, vijnë nga kahe të ndryshme politike, ku njëri përfaqëson Partinë Demokratike dhe tjetri Partinë Socialiste.




Por, emëruesi i përbashkët është Vlora. Dhe duket se kur vjen puna për origjinën e tyre, dy deputetët jo vetëm që dinë të bëjnë kompromis, por dinë edhe sesi të respektohen.

Ashtu si mund të dallohet edhe në foto, Bujar Leskaj dhe Vullnet Sinaj janë ndeshur me njëri-tjetrin tek dera e Parlamentit dhe të dy kanë ndaluar hapat për t’u takuar përzemërsisht me njëri-tjetrin.

Si dy patriotë dhe dy kolegë të mirë, duket se deputetët janë takuar përzemërsisht duke lënë pas ndasitë politike që përfaqësojnë në sallën e Parlamentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.