Kryesore

Vjedhja në selinë e Partisë së Lirisë, Meta: Kemi qenë gjithmonë target! Ndërhyrja është bërë më 6 mars, kamerave u ishte ndryshuar…

15:17 - 29.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar detaje lidhur me ndërhyrjen që është bërë në selinë e partisë, ku është denoncuar se persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë marrë rrjetin e komunikimeve elektronike.




Meta u shpreh se ndërhyrja është bërë më 6 mars dhe se PL nuk ka një roje nate, ndërsa tregoi se ka pasur edhe një tjetër ndërhyrje më parë, një shkëputje të sinjalit gjatë një lidhjeje ‘live’.

“Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë. Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty”, tregoi Meta.

Po ashtu ai u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij, kontrollohen nga Rilindja.

“Është bërë një denoncim në Prokurori, po presim që të veprojnë në mënyrën më të shpejt, dhe profesionale dhe pse nuk kemi ndonjë shpresë të madhe, se janë të kapura nga Rilindja. Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë.

Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty dhe dje, u konstatua një ndërhyrje që është bërë më 6 mars dhe që tregon qartë që ka ndërhyrje në server. Nuk i kuptoj nga pikëpamja teknike, por është e qartë që ka pasur një ndërhyrje. PL nuk ka pasur roje natën, por gjërat do rregullohen.

Ne po vijojmë hetimet tona, asnjë nuk ka ndodhur rastësisht. PL ka qenë gjithmonë traget. Ne jemi te qartë, nuk kemi asnjë problem, por do ndjekim rrugën ligjore”, tha Meta në News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.