Kronikë

Vrau me thikë gruan dy vite më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me “burg përjetë” për Ramiz Micin

15:56 - 29.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për dënimin me burg për jetë të Ramiz Micit, i vili vrau me thikë, në korrik të 2022, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.




Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ramiz Mici, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal..

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasanr, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2022, rreth orës 00:53, ku në lagjen Skëndërbej, Elbasan, i pandehuri me iniciale R. M ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen me iniciale J. E, nënë e dy fëmijëve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 13-2023-2613 (364), datë 26.07.2023 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me burgim të përjetshëm.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M  fillon nga dita e arrestimit në flagrancë datë 31.07.2022 dhe dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal.. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Tiranë, më 28.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.