LAJMI I FUNDIT

HISTORIKE/ Skuadrat shqiptare bëjnë ligjin në Maqedoninë e Veriut, një tjetër ekip siguron ngjitjen në Superligë për sezonin e ri

21:09 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe një skuadër tjetër shqiptare do t’i shtohet Superligës së Maqedonisë së Veriut në sezonin e ardhshëm.




Bëhet fjalë për Besën e Dobërdollit që ka siguruar matematikisht titullin kampion në Ligën e Dytë dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e elitës.

Për ekipin shqiptar kjo është historike, pasi për herë të parë do të jenë pjesë e Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Besa e Dobërdollit në ndeshjen e sotme barazoi pa gola me Pelisterin dhe katër xhiro para fundit ka 67 pikë me diferencë prej 12 pikëve nga vendi i tretë.

Në luftë për mbijetesë në Superligën e Maqedonisë është skuadra shqiptare Voska Sport dhe në rast të sigurimit të mbijetesës, atëherë sezonin e ri do ti shohim 6 skuadra shqiptare në Superligën e Maqedonisë, që nuk kanë qenë asnjëherë në histori në këtë numër.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.