LAJMI I FUNDIT

“Nuk ka errësirë që nuk zbardhet”- Spiropali uron Pashkët katolike: Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja

20:08 - 30.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facebook, ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët katolike.




“Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja”, shprehet Spiropalit, ndërsa thekson se nuk ka forcë më të madhe se dashuria njerëzore.

Postimi i ministres, Elisa Spiropali:

Pashka na jep besim e shpresë dhe na kujton se nuk ka dhimbje që nuk zbutet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk zbardhet, nuk ka zinxhirë që nuk këputen, nuk ka forcë më të madhe se dashuria njerëzore.

Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja! Gëzuar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.