BLUETOOTH

“Po mbahet e monitoruar, të martën…”- Dyshime rreth përjashtimit të Egla Cenos nga BBV, ç’po ndodh me ish-banoren

14:02 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përjashtimi nga “Big Brother VIP” i Egla Cenos, ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, pasi aktorja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani në profilet e saj në këto platforma.




Ka qenë ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti, ai i cili ka ngritur më shumë dyshime me postimet e tij “InstaStory”, lidhur me “zhdukjen” e Eglës.

Në një postim, ai i ka kërkuar ndjekësve informacion për vendndodhjen e saj, ndërsa shkruan se sipas tij, aktorja që pas daljes nuk ndodhet në shtëpinë e saj, nuk ka folur as më të ëmën dhe as me miken e saj të ngushtë.

Ndërkohë, në një tjetër postim, Anaid Kaloti ka shpërndarë mesazhin e një ndjekësi, i cili i ka shkruar se Egla po mbahet e izoluar në një ambient tjetër dhe të martën do të hapet një televotim mes saj, Ilnisës dhe Meritonit.

Kujtojmë se Egla u skualifikua nga loja,  pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën. Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në show-n e radhës.

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.