Kryesore

Shpërthen diga në Itali, të plagosur e të zhdukur pas incidentit

18:00 - 09.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme (9prill) në Itali, në një digë artificiale që prodhon energji hidroelektrike në liqenin Suviana, midis qyteteve Bolonja dhe Firence.




Sipas asaj që raportohet nga një përfaqësues i Shërbimit Italian të Zjarrfikësve, i cituar nga agjencia Reuters, tre persona janë plagosur rëndë dhe pesë të tjerë mbeten të zhdukur.

Mediat italiane raportojnë për katër të djegur dhe shtatë të zhdukur.

Për incidentin janë mobilizuar rreth 70 zjarrfikës dhe dhjetëra karabinierë, me mbështetjen e helikopterëve.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në një gjenerator të energjisë elektrike të lidhur me një turbinë dhe ka frikë për një numër më të madh të viktimave.

Hidrocentrali është ai me kapacitetin më të madh në rajonin e Emilia Romagna.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.