BLUETOOTH

Të mos ushtrohesh është më e dëmshme se hipertensioni, diabeti dhe pirja e duhanit

12:46 - 10.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sigurisht që kryefjala e një trupi të shëndetshëm janë ushtrimet fizike por një studim i ri gjatë këtij viti shkon edhe më larg, duke shpjeguar se stili i jetesës pa aktivitet fizik është më i dëmshëm për shëndetin sesa pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.




Sipas Dr. Wael Jaber, kardiolog dhe njëherësh autor i këtij studimi, i ka quajtur rezultatet tejet befasuese.

“Mungesa e formës fizike ka një parashikim të ecurisë shëndetësore më të keqe sesa të paturit hipertension, të jesh i diagnostifikuar me diabet apo të jeni duhanpirës”, ka thënë Jaber për CNN.

Doktor.Jaber në fjalët e tij u shpreh se hulumtuesit tani duhet t’a ndërgjegjësojnë popullsinë rreth rreziqeve së përgjithshme që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik . Sipas tij kjo duhet të konsiderohet faktor rreziku po aq shumë sa hipertensioni, diabeti dhe pirja e duhanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.