LAJMI I FUNDIT

Tri dallgë që priten së afërmi në terren për Policinë e Shtetit

08:44 - 11.04.24 EDUARD ZALOSHNJA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EDUARD ZALOSHNJA

Qysh nga maji i vitit 2018 kam zhvilluar sondazhe periodike, në kuadër të barometrit për opinionin e shqiptarëve mbi punën e Policisë së Shtetit, të financuara nga projekti i qeverisë suedeze SCPA dhe nga UNDP. Si rrjedhojë, e kam ndjekur edhe vetë punën e saj në terren. Nga zhvillimet e fundit, pres tri dallgë që do të vijnë së afërmi për Policinë e Shtetit.

Së pari, pas amnistisë penale të votuar me shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, rikthehen në terren rreth 700 shtetas të arrestuar gjatë operacioneve të suksesshme policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” – pothuaj treçereku i shqiptarëve të thjeshtë i konsideronte si të suksesshme këto dy operacione në sondazhin e fundit që zhvillova për UNDP. Dhe rikthimi në terren i të burgosurve të sipërpërmendur përbën një shqetësim për shqiptarët e thjeshtë – rreth 48% e të anketuarve ‘online’ në ‘BalkanWeb’ mendonin se amnistia e shpërndarësve të vegjël të drogave do ta ulë suksesin e operacionit “Tempulli” për sigurinë rreth shkollave. Kjo amnisti duhet të përbëjë shqetësim edhe për Policinë e Shtetit, e cila ka për detyrë të monitorojë në terren kontingjentin e prirur për vepra të tilla penale.

Së dyti, qeveria gjermane po diskuton për dëbimin e të gjithë emigrantëve pa pasaportë gjermane që kanë kryer vepra penale atje. Në qoftë se merret një vendim i tillë, një kontingjent jo i vogël krimi do të rikthehet në Shqipëri. Dhe ky duhet të përbëjë një shqetësim të ri për Policinë e Shtetit.

Së treti (por jo më së pakti), qeveria shqiptare ka parashikuar se do të futen këtu këtë vit mbi 14 milionë shtetas me pasaporta të huaja – mbi 40% më shumë se vjet. Ndërkohë nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, më rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore. (Shënim: Nga një analizë e numrit të automjeteve aktive me targa shqiptare dhe atyre që futen me targa të huaja, më ka rezultuar se do të kemi mesatarisht çdo ditë rreth 1 milion mjete në qarkullim këtë verë – më shumë gjatë fundjavave). Në pritje të dallgëve të mësipërme, qeveria duhet të mendojë për shtesë emergjente fondesh për Policinë e Shtetit, si për aparatura teknologjike, ashtu edhe për pagesa jashtë orarit për policët e thjeshtë të mbingarkuar në terren. Në tremujorin e parë, Shqipëria iu afrua Bashkimit Europian, për sa i përket indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore. Është mirë që mos t’i largohet atij në tremujorët pasardhës…

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.