Kryesore

Temperaturat deri në 32 gradë Celcius, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:25 - 12.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi 30 gradë C.




Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.