Kryesore

Satira e Gjekmarkajt për drejtimin e seancës së parë: Tek rreshti i qeverisë ndihej frike e ankth! Mamica hodhi një çarçaf mbi karrigen e Babos, kurse…

11:00 - 13.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA AGRON GJEKMARKAJ




Po e filloj aty ku nuk nisi ! Se ndershmëria e lyp të merremi me byrekun që gazetari  Man Stafa po hante për shtatë pale qejfe te bordurat e oborrit , në ishte nga mielli haram i qeverisë apo  ai hallall i opozitës,   fakt ky që shkaktoi rrebelim e kundershti nga  kolegu i tij Isa Myzyraj  por po e lëmë me kaq. Edepsezërit për të ngrënë hanin si dreqer.

Bash kur dita po thyhej Çuçi me erdhi të banka ku isha ulur dhe me çehre të dhëmshur  mu drejtua “ke apo nuk ke shpirt?”-“po more i uruar i them, ç’llaf të lig kam hedhur, ç’te zeze kam bërë, i kam thyer zemrën Etildes si Gaz Bardhi me hukama tmerri, kam trishtuar Mimi di Puccini tek rrëfen lavdinë e motit të madh, kam lenduar Majkon në zgjimet e tij të  papritura prej Finegani, mos jam verbuar nga nuri i Mamices dhe kam shkelur në dërrase të kalbur ,duke derdhur qumeshtin e shpirtit si Dash Sula bidonet neper shkallë , mos kam trazuar Belen kur thashë “ministrushet” po ajo është transgjinore,  edhe burrë  në luftë edhe grua në paqe, nuk hyn, mos i kam zënë diellin, Taos,  Braçes ju socialisteve tek admironi Jorushin e Tabakeve dhe e mikloni me  tufa lulesh e fjalë të ëmbla sherbet?”

“Jo jo tha ai menduar-nuk kemi sot Ermon  mbretëreshën e zallamahisë , atë që e bën zap këtë salle dhe shejtanin fut në shishe ndaj Lindita është lodhur e duhet zëvendësuar, tek e fundja edhe ti je Zevendes Kryetar Parlamenti”-“mirë xhanëm mirë , prishur mos qoftë po e keni pyetur Babon se ai ju kopanis, dridheni si purteka nga llaf i rëndë- e pyetem- na tha që i thoni atij nëse nuk llap kundër meje ka shanse të hype prapë atje siper”-pranova mu duk pazar i mirë, birinxhi.

Lajmerova menjëherë Liderin në perspektive  Gazin dhe Kryezevendes Liderin  Mulin se tek e fundit unë një Zëvendës Lider i vogël jam  sado që i përhershëm dhe  përgjithshëm . Ata me dhanë bekimin por me keshilluan që të mos joshem. Tek shikimi i Albanes nuk di në po gjeja mbështetje apo dyshim për tradhti.

Si kokorosh mora rrugën per atje lart.  U ula, u rehatova, leshova një eh, piva një gllënkë ujë siç bëjnë të gjithë ata ngarkuar me një barrë mënd. Më dukej vetja si bimbash e sadrazem. Një pasthirmë leshova ‘ah qafira qafira, do ju bëj terbiet, do ju rezilos’. I shihja nga lart dhe me dukeshin një grusht me jeziter që po bënin lëmsh vatanë.

Tek rreshti i qeverisë ndihej frike e ankth. Mamica hodhi një çarçaf mbi karrigen e Babos  teksa vertitej sa lart pushtë si një ankth i vazhdueshem, në fillim mendova mos e ka per të ruajtur nga pluhurat po e kishte nga frika mos shperndaja  unë ndonjë lëndë kimike. Ulsiu bënte kinse këshillohej me Belen !

Ç’ke i thashë që rrotullohesh  si i paudhë sa andej ketej, nuk do e ha karrigen, “jo or Gon nynykati me i ndodh gjë karriges së Babos  ç’ka me duhet jeta mua, se kesaj ja kemi pa hajrin tash 11 vjet”- “Yt mos e gezofshi pra ju përgjigja ”.

Nasipi, Dilua dhe Baftua kishin mbledhur organizatën bazë dhe shkrofetinin, si erdhi kjo ditë e zeze, kjo gjëmë si, një kulak, një reaksionar, një nga ata që zbresin nga mali të ngjitet atje lart, duhet ta sulmojmë si varrin e Nënës Mbretereshe dhe ta hedhim në erë?!

Klosi tha unë vetëm dy panënë e një sallam hako nga ato që ka qejf ajo që hapi akçihanen në Butrint kam me vete asnjë municion tjeter. Kemi leshuar istikamin u degjua Bujari i Lushnjës po rrokullisemi, punët nuk venë mbroth, gjeneral Niko Nikoqiri ku është , ku i ka ushtritë bëntë pyetje retorike, më mirë Gonxhe të vinte ca goma makinash e ca bulona aty?

Bernard Banushi leshonte kumte solemne nga celulari, “ngrihu tani bjeri tavolines dhe hakerreju, shporruni  se boll derdellitet more pizevengjer, mos me zhgenje”. Kosta  i Gramozit e Lindites  bitiste “se Babua e ka zemren llagar e ja të ngjiti atje mbi vete”.  Luan Baçi me krifen që i shkelqente nga kënaqësia skaliste mesazhe me “marshallah, marshallah, hajer-hajer”.

Shpirti im e dinte ç’hiqte nga tentacionet.  Pader Salianji si një shenjtor  shihej ca në një cep në një tjeter të salles duke leshuar bekimet e tij apostolike per ç’farë i shihtë syri e zinte dora.

Plot paqe e ka xhanin ai qerrata! Pas nja dy oresh u kthye Lindita  ! Po të pelqen tha ë? Po mirë qenka jo keq u gjegja veç kjo lekura e karriges me lagu pantallonat nga djersë e madhë qënka nikelit!

Hajt tani def nga sytë tha , sikter dhe mo të shoh më këtu- u bone ti?!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.