Kryesore

Ilir Meta rrëfen bisedën me Sali Berishën: Donte të më arrestonte Ina Rama! I thashë doktorit do të të jap vota nga burgu!

22:38 - 15.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme ishte Ina Rama.




Meta thotë se Sali Berisha e kishte vënë në dijeni se prokurorja e asaj kohë, Ina Rama kishte dhene urdhër për ta arrestuar.

Ndërkohë gjatë bisedës Meta thotë se Berishës i kishte garantuar se “do ti japë vota nga edhe burgu për ta mundur Edi Ramën nga bashkia e Tiranës”.

“Me telefon doktori, unë isha në Durrës. I shkoj në zyrë dhe më thotë që kryeprokurorja ka dhënë urdhër që të të arrestojnë. I thashë doktorit që edhe nga burgu do të të jap vota”, tha Meta në emisionin “Opinion”.

Po ashtu, Ilir Meta ngriti dyshime se kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me McGonigal.

“SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.

I pyetur nëse ai është në hetim nga SPAK, Meta tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.