Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka raportuar sot për herë të parë për situatën e krijuar në QSUT pas zjarrit të rënë në katin -1, që ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e urgjencës.
Koçiu u shpreh se po punohet për të kthyer shërbimin e urgjencës brenda majit, ndërsa shtoi se ka pasur një defekt teknik.
Ajo tregoi se ka pasur djegie të kabujve elektrikë, e cila për pasojë ka shkaktuar disa dëme dhe ka dëmtuar disa aperatura.
Koçiu: Sa i përket incidentit, pa dashur ta normalizoj dhe as t’i jap më shumë rëndësi sa duhet, është një ngjarje e cila është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe nga të dhëna paraprake, mund të konfirmoj se ka pasur një defekt teknik.
Ka pasur djegie të kabujve elektrikë, e cila për pasojë ka shkaktuar disa dëme dhe ka dëmtuar disa aperatura. Sot që flasim puna dhe shërbimet vijojnë pa probleme më urgjencën e QSUT dhe të vetmet shërbime që mbeten të zhvendosura përkohësisht janë ai i kardilogjisë dhe ai i sëmundjeve të brendshme.