Kryesore

Sulmi iranian në Izrael, Ministria e Jashtme tregon gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në rajon: Po punojmë për kthimin e tyre në atdhe

11:32 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme ka treguar për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në rritje që është përfshirë rajoni pas sulmit iranin në Izrael.




Ministri Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook, shkruan se qytetarët që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Po ashtu, ministri bën me dije se po punohet për kthimin në atdhe të dy qytetarëve që nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

Ministri Igli Hasani në Facebook:

Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.

Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i radhës.

Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.