LAJMI I FUNDIT

“Titull special në këto 14 vite karrierë”, Xhaka motivon skuadrën: Të marrim edhe trofetë e tjerë

16:28 - 15.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka fitoi titullin kampion në Bundesligë me Bajer Leverkusen.




Ai tha se trofetë janë ëndrra e të gjithë lojtarëve kur nisin karrierën ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk duhet të kënaqet me kaq, por të synojë Kupën dhe Ligën e Europës.

“Është pak e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur përjeton një emocion kaq të madh. U riktheva pas shumë kohësh në Bundesligë dhe ta festoj me titull është e jashtëzakonshme. Kemi zhvilluar një sezon të madh. Kur nis karrierën, ëndërron pikërisht për momente të tilla. Ishte një punë e vështirë dhe e përditshme, por ia dolëm të gjithë së bashku. Për mua ky titull është diçka shumë speciale në të gjitha këto 14 vite të karrierë, po ashtu është një titull shumë special edhe për klubin. Tani duam më shumë dhe të marrim të tjerë trofe”, u shpreh Xhaka.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.