LAJMI I FUNDIT

Vendim surprizues/ Futbollisti 22-vjeçar “var këpucët në gozhdë” dhe bëhet… murg budist

21:41 - 15.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një histori aspak normale e pasuar me një vendim surprizues. Kevin Lindin, e nisi karrierën e tij me ëndrra të mëdha, të cilat përfunduan në moshë të re. Suedezi ishte një mesfushor “8”, por përshtatej edhe si numër 6 apo 10. 




Në moshën 18-vjeçare ai iu bashkua akademisë të Bolonjës dhe garoi në divizionet më të vogla italiane, me Paniese dhe Pizën, me të cilat festoi edhe kampionatin e Serisë C dhe ngjitjen në Serinë B në vitin 2019. 

Mesfushori i ri u rrënua nga dëmtime të rënda dhe u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2021, në moshën 22-vjeçare, me një vendim që ia ndryshonte jetën. Suedezi udhëtoi për në Dubai, filloi meditimin dhe jogën dhe u bë një murg budist. 

Ish-futbollisti i ri këshillon pothuajse 11.000 ndjekësit e tij në Instagram që të mos u bëjnë përshtypje paratë, diplomat dhe titujt, por në vend të këtyre të meditojnë dhe të marrin nën kontroll shëndetin e tyre fizik. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.