Kryesore

Akuzat për dosjen “Xibraka”, Berisha: Kryeministri refuzon të paraqitet në interpelancë, kërkon të mbrojë veprimtarinë familjare

17:55 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se në shkelje flagrante të kushtetutës refuzon të paraqitet në interpelancën e thirrur nga Gazment Bardhi, në lidhje me akuzat që i kanë bërë se vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në dosjen Xibraka.




Në një reagim, Berisha thotë se dënon me forcë sipas tij, vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama.

Berisha thekson se Rama refuzon edhe interpelancen, por edhe mocionin me debat, pasi “kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama”.

“Edi Rama në shkelje flagrante të Kushtetutës, refuzon të paraqitet në interpelancën e thirrur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Rikujtojmë këtu se neni 80 sanksionin: ‘Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda 3 javëve”.

Përveç kësaj dje në një akt antikushtetues të pa precedent dhe në kundërshtim të hapur me nenet 98-99 të rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi në Kryesinë e Kuvendit se nuk do pranojë kërkesën mocion me debat për kryeministrin Rama të paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama”, thuhet ne reagim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.