Kryesore

“E djathta fiton vetëm kur bashkohet në vlera e parime”-Kreu i LRE, Arian Galdini: Ja propozimet e tona për bashkëpunimin opozitar

19:00 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të LRE- Lëvizja e Re, Kryetari i kësaj partie Arian Galdini u shpreh se vendi ynë po rend dëshpërimisht drejt një zhytje të verbër nën të vetmen alternativë kompakte e cila është Partia Socialiste.




Ndër të tjera ai shprehet se duhet ndryshuar koncepti kulturën dhe formulën e bashkëpunimit duke qenë se 2025 po afron.

Arian Galdini e mbyll fjalën e tij duke theksuar se  e djathta fiton vetëm atëherë kur bashkohet në vlera e parime.

Kreu i LRE Arian Galdini: 

Shqipëria sot po rend dëshpërimisht drejt një zhytje të verbër nën të vetmen alternativë kompakte e cila është Partia Socialiste. Edi Rama po e mban PS monolite, autokratike dhe sikurse krenarisht e quan ai, si një makineri të frikshme fituese elektorale. Sado të pakënaqur që të jemi ne të djathtët për këtë gjë, sado të pakënaqur të jemi ne opozitarët, e vërteta është se Edi Rama dhe PS janë brenda kulturës e natyrës së tyre si trashëgimtarët e Partisë së Punës që e mori pushtetin ms pushkë në dorë në vitin 1944. Pyetja qe na shtrohet neve si të djathtë e opozitarë është sesi ne do të arrijmë ta mundim demokratikisht Edi Ramën dhe PS. Sepse të kërkosh ta mundësh me mjete të tjera jo demokratike, të cilat i shkojnë për shtat veç kulturës dhe natyrës së PS, është njëlloj si të ëndërrosh paradoksin e absurditetin se mund të fitosh mbi dikë në terrenin e ambjentin e tij organik. Prej vitit 2013, kemi humbur rregullisht sepse jemi grupuar pas më të fortëve të Opozitës. Duke qenë se 2025 po afron, ne si LRE besojmë se të gjithë ne të djathtët dhe opozitarët duhet të ndryshojmë konceptin, kulturën dhe formulën e bashkëpunimit mes nesh. LRE që në krijimin e saj është deklaruar si parti e djathtë dhe opozitare, por ne nuk jemi të gatshëm të asimilohemi e as rreshtohemi pas kurrkujt e me askënd që na tregon numrat e fuqinë. Me numra e fuqi kanë që në 2013 që humbasin këta të mëdhenjtë e Opozitarizmit me vulë e pa vulë. Ka ardhur koha që Opozita të krijojë një War Room një Tryezë me Barazi Mendimi e Vlerash prej nga ku nuk do të përcaktohet udhëheqësi sepse udhëheqësinë normalisht që e vendosin e përcaktojnë numrat, por në këtë War Room nuk do të ketë asimilim të askujt e për rrjedhojë aty do të debatohen e linden idetë, platformat dhe parimet më të mira mbi të cilat të gjithë mund të gjejmë arsye bashkimi. Po nuk u bë kjo, gjithçka tjetër do të jetë si udhëtimi i bilbilenjve 13 që vanë në litar vetë… Pa War Room opozitar, humbja e çdo të forti opozitar me federatë apo pa federatë, me vulë a pa vulë, do të jetë e sigurtë. E djathta fiton kur bashkohet me vlera e parime..” u shpreh Kreu i LRE Arian Galdini


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.