Kryesore

Komisioni Hetimor për të dhënat e ‘TIMS’- Salianji paralajmëron socialistët: Do të përballeni me kallëzim penal për shpërdorim detyre

13:00 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për media, ku ka paralajmëruar kolegët socialistë se do t’i padisë për shpërdorim detyre, nëse nuk firmosin dhe depozitojnë kërkesat e informacion, drejtuar institucioneve.




Salianji u shpreh se e administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat e tyre për informacion.

“PS kërkon që ne të mos bëjmë kërkesa për informacion, madje t’i korrektojë kërkesat.

Aktet janë të miratuara dhe administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat tona për informacion, dhe të përgjigjen brenda 5 ditëve, ose do të përballen me kallëzim penal për shpërdorim detyrë.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të dhënat e qytetarëve shqiptarë, por edhe për të huajt, të dhëna policore apo sensitive. Ky komision hetimor duhet t’i shkojë deri në fund hetimit”, tha deputeti demokrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.