Kryesore

“Na gjej persona kundrejt 50 eurove”- Dëshmitari ‘kyç’ rrëfen si e “fundosi” Fredi Belerin: Shkova takova shefin e Komisariatit, policia më vendosi aparatura, më pas…

19:48 - 16.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmitari “kyç” në dosjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ka rrëfyer pse mori vendimin për ta denoncuar në polici.




Në dosjen e plotë hetimore është publikuar dëshmia e Arsen Ramës, i cili tregon me detaje njohjen me Fredi Belerin. Në një moment kur ai e ka takuar për t’i çuar peshk në lokal, e ka pyetur Belerin si po i ecën fushata. Ai i është përgjigjur “se po i ecën mirë, por na gjej ca persona kundrejt 50 eurove”.

Pas kësaj bisede të bërë me Fredi Belerin, Arsen Rama thotë se ka shkuar për të takuar Shefin e Komisariatit, ku edhe më pas kanë rënë dakord për një marrëveshje.

Arsen Rama tregon se pasi policia i ka vendosur disa aparatura ka shkuar sërish për të takuar Fredi Belerin, të cilëti i ka thënë se i ka gjetur 15 persona.

Dëshmia e plotë e Arsen Ramës: 

“Aktualisht banoj në qytetin e Vlorës. Në muajin mars – prill, gjatë gjithë periudhës kam jetuar në Himarë prej disa vitesh. Kam qënë i vetëpunësuar familjarisht, në aktivitetin e peshkimit. Shtetasin Fredi Beleri e kam njohur sepse personi njihet si biznesmen që ka restorant peshkimi dhe ne kemi pasur marrëdhënie që i kam shitur peshk. Numrin e telefonit e kam pasur prej disa kohësh, nuk më kujtohet mirë sa kohë. Po i jam drejtuar për shkak të një korrupsioni në zgjedhje në qytetin e Himarës. Kam shkuar i kam çuar peshk Fredi Belerit edhe jemi takuar tek lokali Xhelateria ku aty isha marë vesh nga televizori nga rrjetet sociale që kandidonte për Bashkinë e Himarës, me pas e kam pyetur si të shkon fushata dhe më ka thënë fushata shumë mire, na gjej persona kundrejt 50 euro personi, dakort i kam thënë, më pas jam larguar dhe kam takuar shefin e komisariatit. E kam kontaktuar në telefon, Ermal Ajdini e ka emrin, e kam kontaktuar në telefon dhe jemi takuar tek fusha e sportit e kam vënë në dijeni për këtë rast dhe më ka thënë a jeni ju i gatshëm që të bashkëpunoni me ne dhe me prokurorinë e Vlorës, data s’më kujtohet mirë, muaji prill më duket i vitit 2023. Një muaj para zgjedhjes diku nga fund i prillit më duket, fillim maji nuk më kujtohet mirë data fiks, më pas kemi shkuar në prokurorinë e Vlorës dhe aty kemi lidhur një marrëveshje që çdo gjë të ishte e ligjshme. Me aq sa më kujtohet, me detaje aq sa më kujtohet, pasi kam vendosur aparatet që më ka dhënë policia e shtetit kam shkuar e kam takuar Fredi Belerin tek Xhelateria dhe i kam thënë që kam 15 veta, persona të cilët janë të Bashkisë Himarë, do të them fiks i thash sa, po 15 veta që janë të Bashkisë Himarë, me sa më kujtohet më ka thënë dakort, shkruaj në listë, bëj listën dhe ma ço tek sekretaria, e kam shkuajtur listën, personat nuk kanë qënë në dijeni të kësaj gjëje, s’ka qënë asnjë person në dijeni. Emrat i kam shkruar në listë për arsye për të vërtetuar këtë gjë që po bëhej në Himarë. Emrat kanë qënë persona familjarë të mi dhe njerëz të njohur. Ishin banorë të Palasës, të Dhërmiut dhe të Himarës. Pasi kam çuar listën me emra, me 13 emra pranë zyrës elektorale në Himarë e cila ndodhet në shëtitore nga krahu i detit në shëtitore, ku mbaron shëtitorja. Tek Zyra elektrorale kam kontakuar më sekretaren dhe aty e kam pyetur si ju shkon fushata dhe më ka thënë fletën mund ta lini këtu kur të vijë vetë zoti Beleri do ta shikoj. Ishte lista me emrat që kisha shkruajtur, unë persona që ishin të bashkisë Himarë dhe listën e kam lënë te sekretarja. Sekretarja ka qënë një vajzë bionde, e moshës 26-28 vjeçe me afërsi, i jam prezantuar zonjës, jam një miku i Fredit, kush jeni tha, i kam thënë emër dhe mbiemër, kush jam, pasi e kam lënë fletën e kam përshëndetur edhe kam kontaktuar me Fredi Belerin më vonë. Në aplikacionin ëhatsapp, më pas kemi biseduar që listën e ke gati i thash dhe ma le aty më ka thënë që do të takohemi më vonë. Me telefon, më pas kam shkuar e kam takuar tek xhelateria në qytetin e Himarës në Potam. Në të njëjtën ditë, s’më kujtohet ora, po mbasdite ka qënë s’më kujtohet mirë fiks. Jemi takuar gjithmonë jashtë dhe gjithmonë në këmbë nuk jemi ulur në asnjë moment, të ulemi të pijmë kafe. Biseda që ne të dy kemi bërë ka qënë rreth çështjes zgjedhore, ku listën i thash ta çova tek zyra elektorale, dakort me tha. Sa persona janë, i thash janë 13 persona i thash, prit telefon më tha nga mua. Oferta më është bërë, paraprakisht oferta ka qënë rreth 50 euro për person, për person që do mernin. Kjo ofertë është bërë në takimin në darkë data fiks nuk më mbahet mënd, por kjo ofertë për personat më ka thënë që ditën që më ka takuar kur i kam çuar peshk, më ka thënë gjej persona dhe ti ke pjesën tënde dhe personat do të marin, mua më ofroj 300 euro, personave 50 euro për person. Po, e njëjta ofertë është bërë, është bërë edhe për letrat greke, për pasaportë se ne s’kemi pasaportë unë një shtetësi kam vetëm atë shqiptare. Në vijim kam zhvilluar një takim ku aty ka qënë edhe vëllai im Abdyl Rama i cili nuk ka pasur dijeni për këtë gjë që po bëj thjesht i kam thënë do ta takoj për fushatën elektorale, nuk ka pasur dijeni as për lekë as për punën e aparateve për asnjë lloj gjëje s’ka qënë në dijeni. Më pas kam shkuar e kam takuar po e shpjegoj me aq sa e mbaj mënd, kam takuar Fredi Belerin tek lokali Xhelateria ka qënë darkë ku aty kam qënë me vëllain tim i cili nuk dinte gjë fare edhe kemi biseduar më ka thënë që dakort personat që ke gjetur ti ke pjesën tënde dhe më ka pyetur tani si do ti verifikoj unë këta perona që këta do të votojnë për mua. Unë për këtë pjesë i kam dalë garant se personat ishin familjarët e mi. Gjatë kësaj kohe po kam pasur pajisjet përgjuese. Pastaj të nesërmen, më ka telefonuar Pandeli Kokaveshi. Z. Beleri kishte takuar rastësisht vëllain tim në zonën e Himarës, ku aty kishte thënë që nëma pak numrin e Arsenit sepse do ja jap Pandeliut që ta telefonoj në darkë se ka një porosi për të. Aty kam pritur edhe Pandeli Kokaveshi nuk më ka telefonuar më pas kam marë vëllain tim në telefon dhe i kam thënë të lutem ma jep pak numrin e Pandeli Kokaveshit më ka dhënë numri e Pandeli Kokaveshit dhe aty e kam telefomuar dhe më ka thënë gë do të takohemi ditën e nesërme, dhe unë i kam thënë mund të takohemi dot sot pasi unë ditën tjetër do të shkoja në qytetin e Vlorës dhe aty më ka thënë po do të marr për 5 minuta. Më ka telefomiar mbas 5 minutash. Mesa mbaj mend kam bërë edhe në telefon më duket ka qënë në telefon nuk më kujtohet mirë, ku aty më ka telefonuar dhe më ka thënë hajde pranë lokalit Xhelateria, kam shkuar pranë lokalit Xhelateria jam futur brënda ku po më priste te dera përjashta, jam futur brënda më ka hequr aparatin celular. Pandeli Kokaveshi më ka hequr telefonin edhe timin dhe të tija dhe më ka thën jemi në përgjime po na përgjojnë. Dakort i kam thënë pa asnjë problem e kam pyetur si të shkon fushata, më ka thënë deri tani shumë mirë, më ka thënë shiko si është puna, po i kam thënë, nga këta 13 persona më tha 8 të takojnë ty sepse personat e tjerë ne i kemi kapur vetë, dakort i thash edhe më ka thënë që hajde mbas meje, kemi shkuar tek dera ballore e tualetit për arsye sigurie të tij, ku aty më ka nxjerë shumën monetare dhe ma ka drejtuar ma ka ofruar, 8 kartmonedha 50 diku tek 400 mijë lekë të vjetra, ma ka drejtuar dhe i kam thënë si ti ndaj këto, më ka thënë do ti ndash nga 50 për person ndërsa pjesën tënde më ka thënë do ta maresh pasi të mbaroj puna e votimeve. Më pas kam dalë nga lokali mua më premtoj 300 euro por nuk mi dha 300 euro thjesht më ka dhënë pjesën e lekëve të votimeve. Kam dal nga lokali dhe aty kisha harruar aparatin celular mbi banak dhe më ka folur që kthehu më ka dhënë aparatin celular dhe unë kam vazhduar pastaj, kjo ishte mesa mbaj mënd ngjarja që ka ndodhur. Telefonatat janë rregjistruar nëpërmjet aparatit që më kishin dhënë mua, telefonatat janë zhvilluar në ëhatsapp. Takimet me Blerin, ai ka ndenjur gjithmonë tek lokali Xhelateria dhe aty jemi takuar për pjesën e votimeve, gjithmonë jemi takuar jashtë ambienteve. Kur kam shkuar për të takuar Belerin, me automjetin tip Mercedes Benz, ngjyrë e kuqe, me targa AA808AH, në pronësi të bashkëshortes time Kristina Pasha. Veshja ka qënë një palë xhinse gri, një bluzë të zezë me tre komca, një xhup blu të errët dhe një palë atelete të markës Nike. Pas arrestimit të dy të pandehurve nuk kam jetuar më në Himarë për shkak të shumë presioneve të qytetarëve të Himarës dhe shumë kërcënimeve me jetë ndaj meje dhe materialet i kam çuar në prokurori kam bërë edhe denoncim në policinë e Vlorës jeta ime ka qënë shumë e vështirë për shkak të shumë presioneve dhe shumë tentative për të manipuluar gjërat. Saktësisht sipas tyre ka qënë pretendimi që unë të mos vijë dëshmitarë dhe mos të paraqitem të largohem nga shqipëria. Këtë gjë ma kanë thënë shumë persona të paidentifikuar më kanë thënë jemi njërëzit e Fredi Belerit dhe kemi ardhur nga greqia kastile për të takuar ty, ka pasur shumë raste sidomos në Himarë njëher. Gjatë kësaj kohe kam jetuar në qytetin e Vlorës edhe aty me shumë sakrifica sepse mundësia ime financiare ka qënë peshkimi neve nuk kemi pasur as biznese të mëdhaja, me atë mua më ka humbur jetën edhe mamaja në vitin 2020 ku ka ndodhur në tragjedi fatale që më ka humbur jetën mamaja dhe ne kemi gënë shumë të tronditur, mundësia jonë financiare ka qënë shumë e dobët dhe kam jetuar në qytetin e Vlorës gjatë kësaj kohe dhe aty me shumë problematika me shumë kërcënime me jetë dhe ndodhem në një situatë shumë të rezikshme…. thash që nuk e kam mbaruar komplet shkollën e mesme por kam bërë punë 11 klasë dhe këtë gjë mund ta verifikojmë në gjimnazin e Vlorës të vemi e ta verifikojmë këtë gjë. Emrin shkollës në qytetin e Vlorës ja harrova se jam shumë i emocionuar, me vendndodhje tek rrethi në skelë vazhdon rrugën për në çentral dhe është gjimnazi aty direkt që kthehesh por mund të më kujtohet më vonë emri. Numri i vëllait tim nuk më kujtohet mirë për momentin. Numrin me të cilin kam biseduar me Fredi Belerin nuk më kujtohet. As numri i Pandeli Kokaveshit s’më kujtohet sepse s’kam pasur shumë telefonata me Pandeli Kokaveshin se nuk ja kam pasur numrin që të më kujtohet. Numrin e Fredi Belerit e kam pasur unë sepse ne kemi qënë familjarisht i çonim peshk Fredi Belerit. …. Unë kam shkuar ditën fiks se mbaj mend që të ta them kur kam shkuar por kam komunikuar me drejtuesit e policisë së Himarës. Me shefin e policisë kontakti ka qënë nëpërmjet telefonit edhe numrin e kam marë tek një punonjës i policisë. Se njoh me emër se e thoja se kisha problem. Numri i shefit të policisë s’më kujtohet, të cilin unë e kam takuar vetëm një herë tek fusha e sportit, tani s’më kujtohet edhe mirë që të të them. Kam biseduar në telefon më pas kemi lënë takim pranë fushës së sportit ku aty jemi takuar me drejtuesin e policisë së Himarës, ka qënë diku kohë mbasdite darkë që jam takuar edhe më ka pyetur rreth kësaj gjëje dhe i kam thënë që po bëjnë shitblerje votash, Fredi Beleri, dhe më ka thënë jeni i gatshmë ju të shkojmë në prokurori të bashkëpunoni me policinë e shtetit të krijojmë një marëveshje të ligjshme që çdo gjë të bëhet e ligjshme i kam thënë po jam dakort dhe më pas kemi shkuar dhe kemi lidhur marrëveshjen dhe ka vazhduar pastaj e gjithë procedura. Në listë kanë qënë 13 veta, 13 persona mesa më kujtohet mua ka qënë Gligor Mërkuri, ka qënë Vasil Elmazi, ka qënë Adelajda Elmazi, Vjollca Elmazi, Robert Rama, ka qënë Qirjako Bala mesa më kujtohet. Unë e kam shkruar listën. Kanë qënë votues të bashkisë Himarë, kanë qënë votues të zonave të Palasës të Dhërmiut edhe të Himarës edhe të Pilurit këta persona që janë të bashkisë që votojnë atje dhe mund ta verifikojmë këtë gjë. Unë jam i ndarë nga babai im vazhdoj jetën time, babai ka qënë votues sepse është me gjëndje civile në Himarë dhe këtë gjë mund ta verifikosh shumë kollaj. Unë gjëndjen civile e kam në fshatin Shushicë në Llakatund të Vlorës. Unë kam qënë votues në qytetin e Vlorës s’kam qënë votues në qytetin e Himarës që të kisha përfitime kundrejt vlerës monetare apo me dokumenta greke nëse do të isha votues në Himarë. Takimin me Pandeli Kokaveshin ka qënë pranë lokalit Xhelateria në Potam të Himarës, ku aty më ka dalë Pandeli Kokaveshi ka dalur më ka pritur tek dera dhe jemi ulur në tavolinë. Paratë janë dorëzuar për provë materiale me gjithë pajisjet në policinë e shtetit, s’më kujtohet mirë në ç’vend i kam dorëzuar. Ditën që jam kapur i kam dorëzuar, ditën që jam kapur domethënë që është bërë kjo gjë kam dorëzuar aparatet të gjitha, kam dorëzuar edhe shumën monetare që kemi bërë procedurat me deklarime me të gjitha. Janë dorëzuar me gjithë aparatet ato nuk më kujtohet, atë ditë më duket s’më kujtohet mirë fiks. Vëllai im nuk ka ditur gjë që kam qënë bashkëpunëtor gjatë këtij procesi vëllai nuk ka ditur gjë, më pas e ka marë vesh siç e mori vesh e gjithë Himara s’mund të japë përgjigje për vëllain nga e ka marë vesh unë të jap përgjigje për veten time. Kërcënimet i kam me video dhe me fakte, i jam drejtuar organeve kompetente në policinë e Vlorës kam bërë kallëzim. Hetimet vazhdojnë nuk jam interesuar për shkak se dita ime është shumë e kufizuar të dalë nga shtëpia për shkak të kësaj çështjeje. Unë kam jetuar gjatë kësaj kohe sepse motra ime jeton në Amerikë edhe të gjithë të afërmit e mi më kanë ofruar sigurim të jetesës time duke me ndihmuar më shuma sa mundësi kanë pasur, të gjithë të afërmit e mi si babai im, si motra ime si gjithë kushërinjtë e mi. Mjetet që u vendosen në dispozicion nga policia ka qënë një aparat të gjitha kanë qënë të montuara thjesht unë kam pasur një buton në dorë ndiz fik. Për këtë çështje s’më kujtohet mirë sa herë më kanë thirrur. Gjatë hetimeve kam dhënë deklarime në prokurori. Unë i qëndroj sa kam deklaruar në seancë, unë në çdo pjesë kam thënë vetëm të vërtetën. Unë e kam telefonuar për arsye sepse Fred Beleri më ka thënë jam shumë i angazhuar me pjesën e votimeve edhe ti më kujto më ka thënë, mos u vi në siklet më kujto vetë, prandaj e kam vendosur ta telefonoj për ta kujtuar, nuk jam i nxitur nga asnjë njeri. Babai im pas zgjedhjeve ka jetuar në Himarë, ka disa ditë që është larguar nga Himara rreth mesa më kujtohet nja një muaj, arsye e kërcënimeve dhe shumë llojshmëri presionesh që unë të vijë këtu dhe të mohoj ato që kam thënë. Dhe do të vë me dije se, nuk kam informacion për këtë rast. Nuk mund të të them dot, po ka bërë kallëzim para 2-3 ditësh na kanë fundosur varkën tonë që në ushqeheshim në Porto Palermo, na e kanë fundosur me preteksin që ne të largohemi jo nga Himara por nga Shqipëria, për këtë rast mund të thirrni babain tim kush janë personat që e kanë kërcënuar për rastin e varkës mesa di unë ka bërë denoncim. Vëllai im ka jetuar në Himarë pasi u bë kjo situatë e nxehtë në zonën e Himarës vendosi të largohet për shkak se presionet ishin shumë të vazhdueshme. Kam takuar persona nuk i mbaj mënd as emrat si fytyra edhe i njoh, në krye ka qënë edhe shefi i komisariatit të Himarës ku më kanë bërë edhe montimin dhe duke marë edhe pak udhëzime për këtë gjë, udhëzime teknike. Nuk e di nëse kam qënë gjatë kësaj kohe nëse kam qënë edhe unë i vëzhguar, kam qënë i fokusuar në këtë çështje. Zgjodha të kontaktoj me Ermal Ajdini arsyeja ishte për sigurinë time që fjala ime të mos vente në vesh të gabuar, nuk kisha njohje thjesht si shef komisariati. Në takimin me Fredi Belerin një moment më kujtohet që kam qënë me vëllain tim momente të tjera s’më kujtohen, e kam takuar më vëllain tek lokali Xhelateria me sa mbaj mënd ka qënë diku mbasdite darkë. Marrveshjen me policinë e kisha lidhur dhe pastaj e kam takuar dhe çdo gjë është e provuar këto takime që kam bërë unë. Më është dëmtuar makina, në pronësi të bashkëshortes time ma kanë dëmtuar në zonën i themi ne në Vlorë afër centralit, në një servis. Unë i jam drejtuar komisariatit të Vlorës nuk mund të të japë dot një përgjigje për këtë. S’më kujtohet mirë kjo pjesë, kemi bërë kallëzim për personat që më kanë prishur makinën edhe për personat që ma kanë çarë varkën para 3 ditësh dhe nuk janë identifikuar…. Kur dola nga takimi me Kokaveshin s’më kujtohet mirë kë takova, i qëndroj atij deklarimi që kam thënë, deklarimet që kam bërë atij i qëndroj. Pajisjen s’më kujtohet nëse e vija në karikim kishte bateri apo jo, apo merte karim të jashtëm. Telefonin kisha diku nja 5-6-7 muaj s’më kujtohet fiks se sa kohë e kisha, edhe i ndërojmë telefonat nuk është e thënë se sa kohë kisha me telefonin po, mund të vërtetohet sepse unë e kam blerë telefonin me kredi, e keni me dokumenta që kur e kam pasur telefonin…. E ka pasur edhe Pandeliu listën, Pandeli Kokaveshi në momentin që më ka dorëzuar lekët e ka pasur listën në dorë. Gjatë kësaj periudhe po më ka telefonuar Beleri, e ke në ëhatsapp janë të gjitha në prokurori. Më ka marë, mesa më kujtohet më ka marë, nuk më kujtohet mirë kjo pjesë, po kemi folur rreth fushatës, rreth punës që unë po bëja me bashkëpunim me policinë e shtetit për këtë gjë kemi folur jo ndonjë komunikim, Komunikimet e mia me Fredi Belerin kanë qënë pa ardhur kjo situatë e votës që kandidoj kanë qënë thjesht që unë i kam çuar peshk, si unë si vëllai si babai im, kemi qënë se ne kemi punuar familjarisht. Unë peshk kam sjellë edhe tek sufllaqeria që ka nusja, edhe tek dyqani i peshkut nga mbas shëtitores, kam sjellë edhe tek Xhelateria që rrini shumë herë ka vende pa fund ku ju kam sjellë peshk juve. Personalisht kemi komunikuar bashkë më ke thënë ma li peshkun këtu ma li peshkun aty. Kemi pasur marrëdhënie të mira….. Qartësisht e them për kryetarin kandidatin që kandidoj për zgjedhjet e Himarës, unë e kam njohur Fredi Beleri, Alfred Beleri, me këtë emër e njoh unë personalisht…. E thash edhe pak më para po e përsëris, në familjarisht në qytetin e Himarës punojmë si peshkim dhe dalim tek moli i ri që quhet moli ku vijnë të gjithë njërëzit aty dhe kisha dëgjuar nëpërmjet telefonit që kishin hedhur lajmet, nëpërmjet televizorit kur shikonim edhe thoshin njërëzit po kandidon, po kandidon Fredi Beleri edhe kërkon vota për të marë bashkinë. Kërkon të blejë vota, tha kërkon të blejë vota kisha parë që ishte dhe kandidat thash kandidat Fredi dhe unë personat në Himarë nuk i njoh se janë në kohën që ka qënë kjo kishin ardhur shumë emigrant…. Shkaku kryesor që më shtyu mua ishte të vërtetoja çfarë po bëhej në Himarë unë nuk kisha asnjë shkak asnjë përfitim unë personalisht nga kjo gjë. Për këtë marrëveshje nuk më është premtuar shpërblim. Kur kam qënë në pocedura edhe pa u bërë kjo nuk më ka premtuar njeri as edhe një lloj gjëje, s’kam marë premtim që bëje këtë punë se do të jesh përfitues, asnjë lloj përfitimi nuk më ka premtuar njeri mua. Pas përfundimit të kësaj procedure e dhash përgjigjen. Më është bërë një shpërblim për këtë punë vetëm pasi ishte bërë kjo punë e kish mbaruar pastai, nga policia e shtetit ma ka bërë. Nuk më kujtohet shuma….”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.