Kryesore

Sali Berisha ngel jashtë PD-së! Pas kërkesës së Gazment Gardhit, Kuvendi rikthen në Grupin Parlamentar deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, por jo ish-kryeministrin

08:33 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi ka pranuar pjesërsisht kërkesën e Gazment Gardhit për rikthimin e deputetëve të përjashtuar nga Lulzim Basha në Grupin Parlamentar të PD-së.




Sipas burimeve për News24, Kuvendi ka pranuar pjesërisht shkresën e Bardhit, duke rikthyer në grupin parlamentar të PD-së deputetët Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Po ashtu në faqen online të Kuvendit shihet lehtë përbërja e grupit parlamentar demokrat dhe mes emrave bien në sy edhe deputetët, të cilët ishin përjashtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua Kuvendit javën e kaluar përmes një shkrese duke bërë të ditur se anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve të djathtë.

Mes të përjashtuarve, përfitonte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, u përjashtua.

Por emri i Sali Berishës nuk është marrë në konsideratë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa në faqen e Parlamentit i përket listës së deputetëve jashtë grupeve parlamentar.

Iniciatori i rikthimit të të gjithë të përjashtuarve në PD, Gazment Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.