Kryesore

Socialistët bojkotuan Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, Salianji: Do bëj kallëzim në SPAK për grup të strukturuar nëse…

22:43 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili drejton edhe Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS thotë se nuk do lejojnë që deputetët të bëhen barrikadë për të penguar hetimin.




Në një lidhje direkte për emisionin “Open” në News24, Salianji iu referua mbledhjes së fundit, ku deputetet e PS u larguan nga Komisioni.

Sipas Salianjit, aktet e ekspertëve që janë kërkesat për informacion kanë kaluar dhe këtë nuk e kthen dot askush. “Nëse pengohet dhe nëse nuk e bëjnë në afat kohor unë do bëj kallëzim në SPAK për grup të strukturuar ashtu sic e parashikon ligji”, tha Salianji.

Salianji: U bënë tre mbledhje tre mbledhje. Në mbledhjen e dytë thanë në bënim shaka dhe retorikë në deklarimin e Gjylametit. Në mbledhjen e dytë thanë bëmë shaka për ekspertët, në mbledhjen e tretë thanë ne ishim në tualet apo kishim të sëmurë gjyshen. Këto nuk janë justifikime, por janë halle të mëdha që këta deputetë detyrohen të humbin dinjitetin dhe integritetin e tyre për të mbrojtur elementë kriminal. Ka një vendimmarrje që besoj e keni dhe është transmetuar, vendimmarrje të komisionit me shumicë. Aktet e ekspertëve që janë kërkesat për informacion kanë kaluar dhe këtë nuk e kthen dot askush. Nëse pengohet dhe nëse nuk e bëjnë në afat kohor unë do bëj kallëzim në SPAK për grup të strukturuar ashtu sic e parashikon ligji. Nuk kanë si ta pengojnë këtë, sepse nuk kanë bazë ligjore. Ajo që thotë Gogu është retorike politike.

Janë justifikime për të penguar punën e komisionit. Çfarëdo lloj kërkese për informacion që do të kenë deputetët e PS apo ekspertët ne do ti votojmë në mënyrë unanime. Por nuk mund të pranojmë që deputetet të bëhen barrikadë për hetimin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.