Kryesore

“Ti ke fjetur me Lulin!”- Balla përplaset me Bardhin në Komision, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

12:46 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut.




Përplasja mes ministrit të Brendshëm dhe kreut të grupit të PD-së erdhi pas Gazment Bardhi ndërhyri gjatë fjalës së Taulant Ballës.

“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, iu drejtua ministri Balla, i cili u shpreh se është e rëndë që Gazment Bardhi mund të jetë kryetar grupi parlamentar, duke i kërkuar që ta lejonte të mbaronte fjalën.

Ndërsa deputeti Bardhiu iu drejtua duke thënë se “mos u merr me mua, që të mos merrem unë me…”.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Vazhdoni videoklipin mqs e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit

Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës.. Ju ndërhyva gjë kur folët, keni një huq të keq që duhet ta ndryshosh

Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët.

Ta mbaroj, ti gënjen

Bardhi: Po pse?

Balla: Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë. të them që gënjeve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.