Kryesore

“Duam të zhvillojmë industrinë ushtarake!”- Peleshi: Shteti do të japë pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit

12:55 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat, është shprehur se qeveria do të shlyejnë 83 mln lekë për pagat e sigurimet e prapambetura për 120 ish-punonjës të Kombinatit të Poliçanit.




Peleshi bëri me dije se qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake, pasi është një ndër vendet e pakta të Rajonit që e ka të fjetur këtë industri, duke i bërë thirrje investitorëve vendas dhe të huaj për të paraqitur oferta.

Peleshi: Kemi miratuar projektiligjin për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit.

Dua të shtoj disa fjalë për industrinë ushtarake, keni dëgjuar të flitet për fat të keq për kërkesën e madhe për municione dhe armatime.

Shqipëria është ndër vendet e pakta të Rajonit që nuk e ka të zhvilluar këtë industri. Ka nevojë për investime dhe sipërmarrës, dhe jemi të hapur dhe në pritje të ofertave dhe interesimeve nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar dhe vendase për ta riaktivuzar dhe për ta vënë në punë industri të reja ushtarake.

Ky projektligj u miratua sot, do të marrë rrugën e vet për të shkuar drejt parlamentit, ku duhet edhe të miratohet.

Janë mbi 80 milion lekë të reja që do të paguajë shteti për më shumë se 100 punonjës, pra paga dhe sigurime shoqërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.