Kryesore

Zbulohet çifti i parë gjysmëfinalist i Champions-it, ja datat kur do të zhvillohen duelet

07:26 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, pas dy ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmjen e sotme. 




PSG dhuroi spektakël në Spanjë, duke eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 6-4, për të kaluar në gjysmëfinale. 

Në anën tjetër, Dortmundi eliminoi Atletiko Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4, për ta siguruar vendin në gjysmëfinale. 

Kjo do të thotë që dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë dihen edhe datat se kur i zhvillojnë të dy ndeshjet. 

Dueli i parë mes PSG-së dhe Dortmundit zhvillohet më 30 prill, ndërsa finalisti përcaktohet më 7 maj. 

Nesër  në mbrëmjen e 17 prillit do të mësohen dy gjysmëfinalistët e dytë, pasi Real Madridi luan në transfertë ndaj Sitit, ndërsa Bajerni pret Arsenalin. Kujtojmë se finalja e këtij edicion zhvillohet më 1 qershor në “Uembli” nga ora 21:00.   

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.