Kryesore

E BUJSHME/ Gati oferta, Vedat Muriqi drejt rikthimit te skuadra e…

21:10 - 18.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar se fundmi. Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”. 




Drejtuesit e skuadrës verdhezi besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës. Bëhet e ditur se Fenerbahçe tashmë po bën gati ofertën për Majorkën dhe sulmuesin 29-vjeçar. 

“Muriqi shihet si zëvendësim ideal për belgun Miçi Batshuai, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk. 

Sulmuesi i Kosovës me Majorkën ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon me fanellën e ekipit spanjoll ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.  Muriqi ishte te Fenerbahçe në edicionin 2019/2020, përpara se të transferohej te Lacio. 

Ai ka luajtur edhe për klube si Rizespor, Gençlerbirligi, Giresunspori, Teuta, Besa (Kavajë) dhe Liria ku e nisi karrierën. 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.