Kryesore

FOTOLAJM/ Deputeti i PD ironizon Olta Xhaçkën, shkon në Kuvend me çadër plazhi! Dogjani: I ndau shqiptarët të malit dhe të fushës

10:27 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi, duke ironizuar deklaratat e Olta Xhaçkës mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit, ku tha se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.




Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë. Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.