BLUETOOTH

“Më tha je futur në marrëdhënien time…”-Egla Ceno përplaset me Heidin: Nuk më pëlqen që trajtohesh si copë mishi

21:57 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëdhënia e krisur mes dy vajzave të “Big Brother” Egla Ceno dhe Heidi Baci vazhdon të sjell shumë diskutime.




Egla pretendon se po mundohet ti hap sytë Heidit për mënyrën si Romeo e trajton këtë të fundit. Nga ana tjetër Heidi e prerë shprehet se nuk është bërë kurrë palë me Eglën dhe i ka kërkuar disa herë të largohet sepse u rëndua situata mes saj dhe Romeos.

Debati:

Egla: Heidi më sulmoi, tha më je futur në marrëdhënien time. Harroi që ato fjalë që po dëgjonte ishin të provokuara, e shtyrë nga misioni për të mbajtur këtë djalin zgjuar. Kur Heidi më është kthyer, më ke përdorur, në një moment kam pasur një shtangje të vogël, mbaroi aty derisa erdhi prime. Më është ndezur poçi, ky djalë në kokën time ka dy muaj që po vuan në thonjëza nga goja ime një peshë shumë të madhe mbi supe. Unë Heidit kam tre pika kryesore, kur Romeo e la pas një njohje të shkurtër e la sepse nuk kishte besim dhe kisha një Heidi afër i kam thënë po ti pse e lë veten ta presësh veten. E zëmë se është shumë dashuruar, e lë veten të presë. Romeo tre herë e ka përdorur Heidin për të marrë vëmendjen e tavolinës. Marr Heidin dhe i them nuk më pëlqen që trajtohesh si copë mishi. Është peshë e shtuar mbi Romeon, e treta ka qenë, po të ishe përjashta do e kishe lënë veten të trajtoheshe si leckë, qau dhe nuk u përgjigj. Ky Romeo ka një peshë që nuk i takon për mua dhe i kam thënë Romeo, të kërkoj ndjesë publike se nga goja ime kanë ardhur këto.

Heidi: I kam kërkuar disa herë të largohet sepse u rëndua situata. Krisja nuk ka filluar nga suita. Ne kemi pasur sqarime edhe tek dita që erdhët ju, ti Arbri dhe Ori. Kemi pasur përplasje që kur ishte Lidi dhe i thoja mos më thirr nëpër cepa të flasësh për Romeon. Ti nuk je shoqja ime, i kam thënë mos u fut në gjërat e mia me të tjerët.

Egla: Heidi nuk duhet ta kishte bërë këtë me mua, jemi kënaqur me njëra tjetrën dhe Heidi këtë gjë e di shumë mirë.

Heidi: Kohët e fundit vërtetë janë kthyer keq me gjëra të rënda. Sot ofendimet e Julit ishin të rënda. Supozimeve pa lidhje do u kthehem. Romeo nuk ka nevojë për mbrojtjen time.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.