Kryesore

Kthimi në Grupin e PD të deputetëve të përjashtuar, Basha kallëzim në SPAK për Lindita Nikollën

09:06 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike, ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla.




Në shkresën e publikuar sot nga PD, thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

Kallëzimi i Lulzim Bashës vjen pas vendimit të Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin e PD të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha.

Në padinë e depozituar shkruhet se në Partinë Demokratike personi i cili gëzon tagrat e përfaqsimit ndaj të tretëve është Kryetari i Partisë, Lulzim Basha, i cili pretendon se është njëkohësist edhe kreu i Grupit Parlamentar me ndryshimet statutore të hyra në fuqi me datë 3 shtator 2023.

Ndaj, thuhet në padi, Lindita Nikolla nuk duhet të lejonte që në protokollin e Kuvendit të regjistroheshin akte shkresore ku Gazment Bardhi reflektohet si Kreu i Grupit të PD-së, apo që aktet të përcilleshin për zbatim nga Kryetarja e Parlamentit tek strukturat në varësi të saj.

“Duke filluar nga data 04 shtator, me leximin publik nga Kryetarja e Kuvendit të ndryshimit të kryesimit të Grupit Parlamentar, të gjitha tagrat që i ishin deleguar deputetit Bardhi nga Partia Demokratike në cilësinë e drejtuesit të grupit parlamenar të saj konsiderohen të revokuara. Në mungesë të këtyre tagrave, apo të një akti delegues të tagrave të Kryetarit të Grupit Parlamentar administrata e Kuvendi, dhe vecanërisht Kryetarja e Kuvendit, nuk mund të lejonin që në protokollin e Kuvendit të regjistroheshin akte shkresore në të cilat deputeti Bardhi të reflektohej si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe aq me pak që këto akte të përcilleshin për zbatim nga Kryetarja e Kuvendit tek strukturat në varësi të saj”, pretendon Basha.

Kreu i PD-së, thekson se pas seancës plenare të datës 12 tetor 2022, Bardhi u nxorr jashtë listës së deputetëve që përbëjnë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Pas kësaj seance deputeti Bardhi jo vetëm që nuk mund të identifikohej më nga administrata e Kuvendit si Kryetar por nuk mund të idenfitikohej as si deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, theksohet në padi.

Ndaj Basha pretendon se Lindita Nikolla ka lejuar në protokollin e Kuvendit të administrohen akte shkresore të lëshuara nga një deputet që nuk gëzonte tagrat kreut të Grupit dhe se ka urdhëruar administratën e Kuvendit që zbatonin kërkesat.

“Në kundështim me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike, të bërë publik nga Kryetarja e Kuvendit, kjo e fundit dhe administrata e Kuvendit, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë lejuar që në protokollin e Kuvendit të administrohen akte shkresore të lëshuara nga një deputet që nuk gëzonte tagrat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që këto akte të shpërndahen në administratën e Kuvendit dhe që kjo e fundit nën urdhërimin e Kryetares së Kuvendit të kryente dhe zbatimin e kërkesave që prodhonin efekte ligjore tek të tretët (duke marrë si shembull këshilltarët e grupit parlamentar të cilëve i’u ndërprenë marrdhëniet e punës)”, thuhet në padi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.