Kryesore

“Politikanët mafiozë linçojnë Prokurorinë”- Braçe për akuzat e Metës ndaj kreut të SPAK: Vetëm Cosa Notra sulmon drejtësinë

13:45 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS-së Erion Braçe, në fjalën e tij në Parlament, ka komentuar deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.




Braçe u shpreh se politikanët nuk mund të sulmojnë e lincojnë Prokurorinë, pasi sipas tij, këtë e bën Cosa Nostra.

“Nuk mund ta tolerojmë që politikanët t’i japin vetes pushtet mbi Kushtetutën duke sulmuar pushtete të tjera”, tha ai.

“Ka tension shumë të madh mes politikës dhe drejtësisë, madje ndaj drejtësisë së re. Nuk e kuptoj tensionin. Reforma e drejtësisë kishte këtë qëllim, politikanët në rolin e tyre dhe organet e drejtësisë në rolin e tyre kushtetues. Prokurorët e gjyqtarë ngrenë akuza dhe gjykojnë, politikanët nuk kanë asgjë më tepër se qytetarët në këtë asket. Ky pushteti nuk mund të përdoret kundër reformës në drejtësi apo institucioneve të drejtësisë. Pse ka kaq mllef? Pse duhet shkuar në linçimin, siç gjatë ditëve te fundit linçimi ka ikur në eterr.

Ka vajtur aq larg, sa ka shkaktuar tronditje të thellë në opinion publik. Cfare po ndodh? Pse duhet që politika të përdorë pushtetin e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse u dashka që ne deputetët të mos bindemi përkundrejt kushtetutës, por të bëjmë me keq dhe të synojmë deligjitimimin e prokurorëve. Deligjitimimi përmes shpifjes, gënjeshtrës, lindi te mafia, te Cosa Nostra që sulmonte dretësinë. Nga Cosa Nostra dhe pastaj vajti te politika e mafies, pastaj te politikanët e mafjes dhe në shtete malinje, e politikanët malinjë. Po ndodh këtu, po ndodh dhe në Shqipëri. Nuk mund ta tolerojmë që politikanët t’i japin vetes pushtet mbi Kushtetutën duke sulmuar pushtete të tjera. Gjej në këtë sallë njerëz që e kanë mbështetur reformën në drejtësi, një pjesë nuk janë fare këtu, janë përzënë nga partia”, tha Braçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.