BLUETOOTH

“Je babai perfekt!”- Shpat Kasapi feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin emocionues: Dhe 100 jetë të kisha, prap do të doja çdo ditë e më shumë

13:39 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, feston sot ditëlindjen e tij të 39-të, ku dhe ka marr një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij, Selvie Kasapi.




Partnerja e tij, Selvija nëpërmjet një postimi në rrejtët sociale ka bërë një urim emocionues, ndërsa shkruan “urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time”.

“Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja çdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime. Me beso, Roeli eshte me fat qe te ka ne jete, shpesh te ngacmoj por ti je babai perfekt per Roelin, sa dashuri i jep, sa sakrifica ben, sa mundohesh per te. Roeli eshte krenar per ty e te do shume, me shume se mua Urime ditelindjen babi me i mire ne bote”, shkruan Selvia.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Shpat Kasapi dhe familja e tij u shpërngulën për të jetuar në Shqipëri, ku duket se gjërat po shkojnë shumë mirë.

Çifti janë prindër të një djali, Roelit, 2 vjeç.

Më herët, Selvi Kasapi ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Ajo rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”

E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.